Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një motori dhe një veture në Shirokë të Suharekës këtë të dielë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi ka thënë se dy personat që kanë humbur jetën janë vozitësi i motoçikletës dhe bashkëudhëtari i tij.
“Magjistralen Prizren-Suharekë, saktësisht në hyrje të Suharekës rreth orës së 17:30 ka ndodhur një aksident me fatalitet në këtë aksident janë të përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motociklete ku ka vdekur drejtuesi i motoclikeltës dhe bashkëudhtëari që ka qenë me te”, ka thënë Gashi.
“Vdekjen e ka konstatuar mjeku i urgjencës në Suhareke personi i dyshuar është nën kontrollin e policisë kurse bashkëudhëtari i drejtuesitë të makinës është në spitalin rajonal të prizrenit. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugore në Suharekë”, shtoi ai./Arbresh.info/
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE