Ka rënë në prangat e policisë, personi që kanosi me thikë disa të mitur në zonën e Lungomares në Vlorë.
Pas videos së publikuar ditën e shtunë, ku burri shihej duke tmerruar fëmijët në një park, policia arrestuan 30-vjeçarin me iniciale A.M., të cilit iu gjet edhe thika me vete.
Policia njofton se bëhet fjalë për një person që vuan nga sëmundje mendore.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ditën e djeshme, në të cilën shfaqet një shtetas duke kanosur disa të mitur, në zonën e Lungomares, Vlorë, ju informojmë se:
Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë kanë kryer verifikimet dhe kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit A. M., lokalizimin e tij, ditën e sotme, rreth orës 12:30, në zonën e Lungomares dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit.
Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (biçak), që iu gjet 30-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.
Shtetasi A. M. është dërguar në spitalin psikiatrik Vlorë, për trajtim mjekësor, sepse vuan nga sëmundje mendore.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon median dhe qytetarët për denoncimin e paligjshmërive dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...