Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, Arnhild Spence, ka lavdëruar procesin e regjistrimin të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Ajo ka organizuar një tryezë me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë, të cilët i ka informuar mbi procesin e regjistrimit që është duke u zhvilluar në vendin tonë.
“Pata kënaqësinë të isha mikpritës i tryezës informuese për komunitetin ndërkombëtar mbi regjistrimin që është duke u zhvilluar. Misioni i UNECE-s dhe i ekspertëve të UNFPA Eastern Europe & Central Asia konfirmoi se procesi përmbush standardet ndërkombëtare. Agjencia e Statistikave të Kosovës po menaxhon në mënyrë shembullore këtë proces dhe shkalla e pjesëmarrjes është shumë e lartë”, ka shkruar Spence./rtk
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?