Krerët më të lartë të shtetit e familjarë të viktimave u mblodhën në “Lëndinën e Pikëllimit”, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës.
Nga aty, krerët institucionalë kërkuan drejtësi për viktimat, teksa u zotuan se thirrja për drejtësi kurrë nuk do të mungojë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, masakrën e Mejës e quajti “Srebrenica e Kosovës”, duke thënë se nuk do rreshtin së kërkuari drejtësi.
“376 civilë të pafajshëm ju këputën ëndrrat në gjysmë vetëm pse ishin shqiptarë”.376 familje pa më të dashurit e tyre e gjithë Kosova në dhimbje të përhershme. Meja është testament i kësaj dhimbje e vazhdueshme në çdo shtëpi të Kosovës. ‘Lëndina e Pikëllimit’ është vendi i së vërtetës sonë, rrëfimi i trishtë i 376 fate njerëzore, Srebrenica e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për shqiptarët stina e pranverës është stinë përkujtimore.
“Sibjet po mbahen 25 kur lufta e arriti kulmin e luftës para se të përfundonte në qershor të atij viti. Viti 1999 ishte stinë e vrasjes në kuadër të stilit gjenocidal, andaj pranvera për ne është stinë përkujtimore. Në historinë elitës masakra në Mejë e Korenicë është më e madhja.Atë ditë u vranë 376 civilë të pafajshëm, në mesin e e tyre nxënës e arsimtarë. Këtu i kemi varret e civilëve myslimanë e katolikë”, tha Kurti.
“Ju e keni të freskët mëngjesin e atij viti kur forcat paramilitare e ushtarake të Serbisë, i dëbuan civilët nga fshatrat e Gjakovës. Të dëbuarit i drejtuan nga Meja ku i plaçkitën dhe gratë e fëmijët i drejtuan për në Shqipëri, ndërsa burrat e djem të rinj u vranë në fshatin Mejë”, tha Kurti.
Kreu i ekzekutivit tha se edhe pas 25 vjet pas luftës, Kosova vazhdon të jetë në luftë të ashpër me Serbinë./eo
Prokurorja Gashi për laboratorin e drogës në Pejë: Përdorohe...
Bashkia Gjirokastër përgënjeshtron lajmin për HIV/AIDS, kërk...
Shaqir Totajt i vdes nëna: Nuk paska moment më të vështirë s...
Haxhiu në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës bëri homazhe te s...
Laboratori i drogës që u zbulua sot në një fshat të Pejës is...
“Jemi të uritur për trofe”, Haaland i dërgon një mesazh para...