Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e mbështetur edhe nga njësitet relevante policore, pas hetimeve disa mujore, me urdhëresë të gjykatës kompetente, sot me 08.01.2016, në orët e hershme ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës.
Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë kontrolluar lokacionet si në vijim:
· pesë (5) shtëpi dhe një (1) banesë në Prishtinë,
· një (1) shtëpi në fshatin Barilevë dhe
· një (1) shtëpi në Lipjan.
Nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale fajde dhe detyrim Policia ka arrestuar personat e dyshuar me inicialet si më poshtë:
1) B. A. (1979)
2) Rr. S. (1971)
3) E. A. (1981)
4) A. N. ( 1983)
5) I. M. (1981)
6) N. S (1975) dhe
7) B. A. (1987)
Gjatë realizimit të operacionit janë sekuestruar rreth 10 000 euro para të gatshme, dokumente, shënime të ndryshme në lidhje me fajdet, telefona dhe prova tjera relevante për rastin. Gjithashtu gjatë operacionit në lokacione të ndryshme janë gjetur edhe armë dhe disa municione.
Pas përfundimit të operacionit policor me urdhër të prokurorit kompetent shtatë (7) personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...