Vetëm 24 orë pasi përfitoi nga Amnistia Penale në Shqipëri, është arrestuar sërish 36-vjeçari Ardian Isufi, i riu nga Pogradeci, i cili deri të mërkurën ishte i mbyllur në burgun e Drenovës, raporton “Euronews Albania”.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, Isufi të mërkurën përfitoi nga amnistia, mirëpo nuk e shijoi edhe gjatë lirinë.
Pak minuta pasi hyri në qytetin e Korçës, ai ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të këtij qyteti.
Këtë herë “gjahu” i tij ka qenë një mjet Ford Fiesta i parkuar në gjendje të ndezur.
Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit, ndërsa pas denoncimit nga pronari i mjetit, policia është vënë në ndjekje të tij.
Nga këqyrja e kamerave, policia ka dalluar mjetin tip Ford Fiesta që kalonte në aksin rrugor Korçë – Pogradec, dhe i është vënë në ndjekje.
“Falë bashkëpunimit mes strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kapet në qytetin e Tiranës dhe vihet në pranga 36-vjeçari, i cili mbrëmjen e djeshme vodhi në Korçë një automjet”, njoftoi Policia e Shtetit.
I njëjti ka qenë duke e vuajtur dënimin për vjedhje makinash deri në momentin e përfitimit nga Amnistia Penale.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim