Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, ka publikuar pamje nga projekti ideja e arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, që u përzgjodh një ditë më parë në finalen e konkursit ndërkombëtar për EXPO Albania.
Rama shkruan se do të jetë një kompleks modern për organizimin e evenimenteve të ndryshme dhe një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë në Tiranë.
“Mirëmëngjes dhe me projekt-idenë fituese të arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, në finalen e konkursit ndërkombëtar për EXPO ALBANIA, që do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme, si edhe një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë, për një ofertë të re për #Shqipërinë2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...
MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut i dorëzon demarsh verbal Ambas...
Dardan Kapiti, më i miri i finaleve, shpërthen në lot nga em...
Befason Trump: Mund të kandidoj për kryeministër të Izraelit
Spanja dhe Barcelona bien dakord për datën e rikthimit të La...
Themelimi i Xhandarmërisë, KFOR-i kërkon koordinim