Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Gjykimi do të rinis në ora 09:00, me dëshminë e dëshmitarit të ri.
Pasditen e djeshme, ZPS-ja thirri dëshmitarin e 56-të i cili ishte dëshmitar i mbrojtur me kodin W04850.
Sipas përmbledhjes së prokurorisë të lexuar në gjykatë, ky dëshmitar dëshmoi për një individ i cili ishte arrestuar nga UÇK-ja në vitin 1999 dhe që prej atëherë është i zhdukur.
Po ashtu dje ka përfunduar dëshminë edhe dëshmitari i 55-të të ZPS-së, Ramiz Qeriqi, në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer si komandant batalioni në Brigadën 121 të UÇK-së në zonën e Pashtrikut./rtk
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...