Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të jenë përballë kutisë së votimit për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në 24 Prill.
Janë 7 kandidatë që garojnë për këto zgjedhje për postin e presidentit. Dy kandidatët kryesorë, sipas sondazheve janë, presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i cili kërkon një mandate të dytë 5-vjeçar me mbështetjen e socialdemokratëve dhe Gordana Davkova, e cila mbështetet nga qendra e djathtë e VMRO-DPMNE.
Nga kandidatët shqiptar ata që garojnë janë Ministri aktual i Jashtëm Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, i cili është pjesë e koalicionit qeverisës, dhe Arben Taravari nga koalicioni ‘VLEN’.
Kandidatët shqiptar gjatë fushatës i kanë mëshuar faktit të ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut. Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, mes dy kandidatëve që do të fitojnë më shumë vota, do të zhvillohet dy javë më vonë, përkatësisht më 8 maj kur do të mbahen dhe zgjedhjet parlamentare./A2CNN
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...