Kryeministri i Kosovës, Albinn Kurti ka uruar regjisorin Samir Karahoda për fitore në përzgjedhjen zyrtare të programit të Festivalit të Filmit të Kanës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Karahoda bëhet regjisori i parë nga Kosova që ka shfaqur dy filma të ndryshëm në konkurrencën e Kanës, shkruan Arbresh.info.
“Për herë të dytë, regjisori Samir Karahoda fiton vend në përzgjedhjen zyrtare të programit të Festivalit të Filmit të Kanës. Pas pjesëmarrjes në vitin 2021 me filmin “Pa Vend”, ai këtë vit merr pjesë me filmin e ri “Rrugës”, brenda konkurrencës së filmit të metrazhit të shkurtë në edicionin e 77-të të këtij festivali jashtëzakonisht prestigjioz. Ai bëhet regjisori i parë nga Kosova që ka shfaqur dy filma të ndryshëm në konkurrencën e Kanës.”, ka shkruar ai.
Më tej, kryeministri bëri të ditur se filmi është shkruar nga Samiri dhe djali i tij, Mironi, bazuar në një bisedë që të dytë kanë zhvilluar në veturë gjatë rrugës për në aeroport.
“Mironi bashkë me Ylber Mehmetin, luajnë dy rolet e vetme në film. Montazhën e filmit e ka kryer Enis Saraçi, të cilin e kam vizituar në studio në muajin shkurt, përderisa e montonte filmin bashkë me Samirin.”, ka shtuar ai.
Kurti tha se “Rrugës” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Televizioni Kulturor Europian ‘ARTE’ dhe Televizioni Finlandez ‘Yle’.
“Urime Samirit, Mironit, Ylberit, Erollit, Enisit dhe Labinotit, e shumë suksese në konkurrencën e këtij viti.”, përfundoia ai./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit