Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës Autoriale.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se në këtë ditë duhet të riafirmojmë angazhimin për të mbështetur botimin, shpërndarjen dhe qasjen e lehtë në libra, shkruan Arbresh.info.
“Sot, në Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës Autoriale, shënojmë kontributin e çmuar të autorëve dhe librave në përparimin social dhe kulturor të shoqërisë sonë. Në këtë ditë, ne duhet të riafirmojmë angazhimin tonë për të mbështetur botimin, shpërndarjen dhe qasjen e lehtë në libra – jo vetëm si mjete komunikimi, por edhe si mjete jetike për edukim dhe rritje personale.”, ka shkruar ai.
Sipas tij, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të autorëve nuk ka të bëjë vetëm me kuadrin ligjor – por me njohjen e punës së palodhur, talentit dhe pasionit që autorët shpenzojnë në krijimet e tyre.
“Sot, dhe çdo ditë tjetër, le të mbështesim dhe fuqizojmë autorët si kampionë të imagjinatës, dijes dhe pasurisë kulturore. Gëzuar Dita e Librit!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...