Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësues të vendeve partnere pas takimit Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.
Me anë të një postimi në X Osmani ka shkruar se kjo ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në institucionet euroatlantike.
“Një mundësi e shkëlqyer për të festuar hapat e vazhdueshëm të Kosovës dhe për të diskutuar rrugën tonë të palëkundur drejt institucioneve euroatlantike. Kosova është krenare që ka kaq shumë miq dhe aleatë në krah të saj”, shkroi Osmani.
Ndryshe, të hënën është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku presidentja e vendit, Vjosa Osmani u paraqit së bashku me katër heroinat, Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elmaze Muçolli dhe Shyhrete Tahiri./Arbresh.info
Delighted to meet representatives from partner countries after the UNSC meeting today.
A great opportunity to celebrate ??’s continuous strides and to discuss our unwavering path towards Euro-Atlantic institutions.
?? is proud to have so many friends and allies by its side! pic.twitter.com/R0WF4Ig0oJ
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 23, 2024
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...