Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete brenda natës, raportohet vetëm për dëme materiale

07:54 | 23 Prill 2024
E.H

Qarku lindor i Tajvanit i goditur nga tërmeti, Hualien u trondit nga dhjetëra pasgoditje mëngjesin e të martës.

Siç raporton Reuters, si pasoj e tërmetit ka vetëm të vogla materiale dhe nuk ka viktima, transmeton Arbresh.info.

Hualien një qytet kryesisht rurale dhe me popullsi të rrallë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.2 më 3 prill që vrau të paktën 17 njerëz dhe që atëherë ka pasur më shumë se 1000 pasgoditje.

Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit tha se valët e tërmeteve që nisën pasditen e së hënës – të cilat i shënuan në më shumë se 200 – ishin pasgoditje nga tërmeti i madh i 3 prillit.

Më shumë se 100 njerëz u vranë në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 vrau më shumë se 2,000 njerëz në 1999.

Shpërndaje në rrjete sociale