Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26).
Çereku i parë ishte pothuajse i barabartë me rikthime në rezultat, ku epërsinë më të lartë, e kishin vendasit pesë pikë, 18:13, derisa kjo pjesë përfundoi 22:19. Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, derisa pjesa e parë përfundoi 43:39.
Periudha e tretë ishte vendimtare, ku vendasit e fituan 21:16, derisa në dhjetë minutat e fundit e ruajtën epërsinë dhe triumfuan 87:81.
Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e katër asistime te vendasit, kurse Diamond Stone kishte 23 pikë për bardhekaltrit.
Loja e dytë do të zhvillohet të enjten në kryeqytet. Skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finale./rtk
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën