Qytetarët e Zveçanit nuk janë fare të interesuar për t`u bërë pjesë e procesit të votimit pro ose kundër shkarkimit të kryetarit.
Deri në orën 14:00 në asnjë nga pesë qendrat e votimit në këtë komunë nuk ka votuar asnjë qytetar, raporton RTK. Në këtë komunë të drejtë vote kanë 7 mijë e 209 qytetarë. Të gjitha kutitë në pesë qendrat e votimit janë të zbrazta.
Ndërsa, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se deri në orën 11:00, në Leposaviq kanë votuar 46 persona, shtatë në Zubin-Potok dhe 32 në Mitrovicë të Veriut.
Për ta shkarkuar kryetarin duhen 50 për qind +1 e qytetarëve në listëve e votuesve të votojnë në favor të largimit të kryetarit. Por, nëse gjatë votimit nuk arrihet shifra prej 50 për qind, nisma konsiderohet se ka dështuar dhe, sipas udhëzimit administrativ, një iniciativë e njëjtë mund të ndërmerret vetëm pas 12 muajsh.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...