Si këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, ashtu edhe sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen folën dje për mundësinë e vendosjes së sanksioneve kundër Iranit.
“Në ditët në vijim, SHBA do të vendosë sanksione të reja kundër Iranit, duke përfshirë programin e tij raketor dhe dron, si dhe sanksione të reja kundër entiteteve që mbështesin Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) dhe ministrinë e mbrojtjes të Iranit.
Administrata vazhdon të punojë përmes Departamentit të Mbrojtjes dhe Komandës Qendrore të SHBA për të forcuar dhe zgjeruar më tej integrimin e suksesshëm të mbrojtjes ajrore dhe raketore dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm në të gjithë Lindjen e Mesme për të gërryer më tej efektivitetin e aftësive raketore dhe UAV të Iranit”, tha Suvillan.
Të martën Yellen tha se SHBA do të përdorë sanksionet “për të penguar aktivitetin malinj dhe destabilizues të regjimit iranian”./abcnews.al
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...