Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka përkujtuar Betejën e Zhegovcit dhe dëshmorët e saj në 25-vjetorin e saj.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka përmendur të gjithë të rënët në këtë betejë teksa ka shpjeguar se si ndodhi ballafaqimi i ushtarëve të UÇK-së dhe forcave serbe, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Në përkujtim të Betejës së Zhegocit dhe dëshmorëve të saj
Në pranverën e vitit 1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte dy misione: të luftonte me forcat ushtarake, paraushtarake dhe policore të Serbisë për çlirimin e Kosovës dhe ta mbronte popullsinë civile shqiptare nga fushatat e masakrave dhe të spastrimit etnik, në kuadër të projektit gjenocidal të Serbisë mbi shqiptarët në Kosovë.
Nga fundmarsi dhe gjatë dy javëve të para të prillit të vitit 1999, ushtarët e UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut, i kishin intensifikuar veprimet e tyre organizative. Si kundërreagim më 2 prill 1999, forcat serbe i kishin sulmuar fshatrat Llashticë, Lladovë, Zhegër, Shurdhan dhe Stançiq. Në gjysmën e dytë të prillit, vetëm në Llashticë i vranë gjithsej 26 civilë të paarmatosur. Ato ditë u dëbuan nga shtëpitë e tyre banorët e fshatrave Përlepnicë, Malishevë, Cërnicë, Gumnishtë, Kravaricë, Kishnapolë, Sllakoc e Gadish.
Më 10 prill forcat ushtarake dhe policore serbe e sulmuan fshatin Bresalc duke e plaçkitur dhe djegur fshatin. Gjatë natës mes 14 dhe 15 prillit, ata i sulmuan me radhë fshatrat Uglar, Pogragjë, Sllubicë dhe Llovcë. Natën e 14 prillit, trupat serbe u pozicionuan në fshatrat Llabjan, Parallovë, Bresalc, Kishnicë, Honroc, Brus, Gadishi, Poneshi, Sllovi dhe Akllapi.
Kështu pasi e kishin përgatitur terrenin, mëngjesin e 15 prillit 1999, njësite ushtarake dhe policore të Serbisë nisën një sulm drejt Malësisë së Zhegocit, ku ishte pozicionuar Shtabi i ZOK-së së UÇK-së dhe Brigada 171 “Kadri Zeka”. Palët ndërluftuese u ndeshën mes tyre te Hanet e Zhegocit, ku u vranë disa policë dhe ushtarë serbë dhe ku ra dëshmorë Pajazit Ahmeti, ndërsa pranë tij u plagos Afrim Myrtaj. Në një pikëluftim tjetër më tutje, në këtë përballje të armatosur, ra dëshmor luftëtari Alban Ajeti, kurse mbeti i plagosur Fadil Qerimi. Në luftimet e asaj dite, ranë dëshmorë edhe çifti Tefik Zymberi dhe Hanumshahe Abdullahu, si dhe Ramadan Hyseni dhe Shaban Hyseni.
Sot u bënë 25 vite nga Beteja e Zhegocit dhe nga rënia e dëshmorëve të kësaj beteje.
Lavdi dëshmorëve Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti, Tefik Zymberi, Hanumshahe Abdullahu, Ramadan Hyseni dhe Shaban Hyseni ndër luftëtarët dëshmorë të rënë për lirinë e Kosovës!/Arbresh.info
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...