Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Llapi po duke pasur një ndeshje më shumë. Kjo pas fitores në Javën e njëzet e nëntë të kampionatit kundër Feronikelit.
E shtuna gjithashtu ka qenë ditë e mirë edhe për Dritën dhe Gjilanin, të cilat kanë triumfuar përballë Lirisë, respektivisht kundër Prishtinës.
Ballkani ka triumfuar me rezultatin 0-2, Drita me rezultat 4-2, ndërsa Gjilani me rezultat 1-3.
Në Drenas skuadra e trajnerit Ilir Daja, Ballkani ka siguruar fitoren me golat e shënuar nga Gripshi në minutën e 22-të dhe Danfa në minutën e 90-të.
Në Gjilan, Maliqi, Krasniqi, Domi dhe Dabiqaj kanë kontribuar me gola për fitoren e Dritës kundër prizrenasve.
Prishtina ani se nikoqir është mposhtur nga Gjilani, ku golat janë shënuar nga Bilalli, Shabani, Ismaili. Golin e vetëm për Prishtinën e ka shënuar Nimani.
Aktualisht Ballkani kryeson tabelën me pesëdhjetë e nëntë pikë, ndërsa Drita ndodhet në vendin e dytë me pesëdhjetë e shtatë pikë.
Të dielën ndeshen Fushë-Kosova-Malisheva dhe Dukagjini-Llapi./rtk
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...