Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar shtetasit e saj që të shmangin udhëtimet në Izrael, Iran, Liban dhe territoret palestineze.
“Si rrjedhojë e informacioneve për përkeqësim të mundshëm të situatës së sigurisë në Izrael dhe rajon, Ministria e Punëve të Jashtme iu apelon qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të shmangin udhëtimet që nuk janë të domosdoshme në Izrael, Iran, Liban dhe territoret palestineze”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Gjithashtu, shtetasit njoftohen se në rast nevoje, duhet të kontaktojnë Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv apo Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Zhvillimi vjen për shkak të shqetësimeve për një konflikt më të gjerë në rajon, veçanërisht pasi shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, duke përfshirë dy gjeneralë të lartë, u vranë në një sulm ajror në konsullatën e Iranit në Siri.
Irani e ka akuzuar Izraelin për kryerjen e sulmit dhe është zotuar të përgjigjet. Izraeli, megjithatë, nuk e ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin.
Tre burra dhe një shtetase gjermane arrestohen në Graçanicë,...
Dy gra dhe një burrë rrihen në shëtitoren e Mitrovicës
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë
“Grazie Edi”, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëves...