Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një grua ka vdekur ndërsa një person tjetër është plagosur.
Dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.
Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu i cili bëri të ditur se i plagosuri në këtë ngjarje është vëllai u viktimës, shkruan Arbresh.info.
“Të tronditur thellë, morëm lajmin se pak minuta më parë, një bashkëqytetare e jonë është qëlluar për vdekje nga ish bashkëshorti i saj derisa dorasi ka plagosur edhe vëllain e viktimës. Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.
Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj deklaruan se dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj./Arbresh.info
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike