Ndërsa pezullimet e Sergi Roberto dhe Andreas Christensen ishin një zhgënjim për Barcelonën në një natë të suksesshme në Paris të mërkurën, padyshim nota e hidhur ishte komenti i bërë nga ish-portieri dhe ndihmës menaxheri i Atletico Madrid, German ‘Mono’ Burgos, në lidhje me talentin Lamine Yamal.
Gjatë mbulimit që çoi në ndeshje, tani komentatori Burgos po lavdëronte talentin e Lamine Yamal, por në koment e sipër dha disa komente raciste për 16-vjeçarin,
“Futbolli është si jeta. Nëse ai nuk do të ishte lojtar i mirë, vendi i tij do të ishte para semaforëve”, tha Burgos.
Që nga incidenti, Movistar+, kanali në të cilin ishte, ka kërkuar falje, ashtu si edhe Burgos, dhe ai ka hequr dorë nga detyrat e tij.
Ndërkohë, një pjesë e departamentit të komunikimit të Barcelonës njoftoi Barcelonën për komentin dhe si Blaugranët ashtu edhe PSG refuzuan intervistat me Movistar atë natë, me mbështetjen e UEFA-s.
Trajneri Xavi Hernandez u pyet për komentet përpara ndeshjes së Barcelonës me Cadizin.
“Cilat ishin fjalët që përdore? E neveritshme dhe…? E dënueshme. 100% me ju. Lamine është mirë, i lumtur dhe i qetë. Nuk ka nevojë të flasim më shumë për këtë”, ka thënë Xavi në konferencë. /Telegrafi/
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...