Tashmë në Kosovë janë të dislokuar 215 ushtarakë, njëzet më shumë se më parë.
Zvicra po merr përsipër menaxhimin e kompanisë së transportit në kuadër të Kfor-it, në Kosovë. Kjo është bërë e mundur falë rritjes së kuotës së ushtarëve të Swisscoy që është votuar nga Parlamenti, transmeton albinfo.ch.
Tashmë në Kosovë janë të dislokuar 215 ushtarakë, njëzet më shumë se më parë, shkruan srf.ch. Ndryshimi nga kontigjenti i 49-të në kontigjentin e 50-të të Swisscoy u bë të enjten, siç u njoftua nga Swissint, qendra e përgatitjes së ushtrisë në për misionin e saj në ndërtimin e paqes ndërkombëtare.
Zvicra ka marrë komandën e kompanisë shumëkombëshe të transportit nga Austria më 9 mars.
Në këtë mënyrë, Zvicra po kontribuon në përpjekjet për stabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes, të Zvicrës.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...