Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin për Punët e Jashtme, Evropë dhe për Tregtinë të Maltës, njëherësh kryesues aktual i OSBE-së, Ian Borg, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me OSBE-në, përfshirë mbështetjen e OSBE-së në të kaluarën dhe bashkëpunimin aktual me institucionet vendore.
Presidentja Osmani u informua mbi prioritetet e ministrit Borg dhe Maltës si kryesues i sivjetmë i OSBE-së.
Në takim është diskutuar edhe për raportet bilaterale midis Kosovës dhe Maltës, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe për zhvillimet e fundit politike në rajon, njofton Presidenca.
Në diskutim me ministrin Borg, Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në ballë të progresit në rajon dhe më gjerë sa i përket forcimit të sundimit të ligjit dhe demokracisë si dhe promovimit të të drejtave të njeriut.
Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ...
DASH: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës
Sot rivarroset dëshmori Agron Gjocaj
Anulohet për sot qarkullimi i trenit në linjën Pejë-Prishtin...
Parashikimi i motit për sot
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord