NATO ka zbuluar dhe dëbuar persona të dyshuar si spiunë të Rusisë në selinë qendrore të saj në Bruksel.
Këtë e konfirmoi sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, për median gjermane Bild, teksa nënvizoi se personeli rus fshihej nën petkun diplomatik, por zhvillonte aktivitete të inteligjencës.
“Po vështirësojmë kushtet për ta bërë të pamundur depërtimin e spiunëve rusë apo aktiviteteve të paligjshme në vendet e NATO-s”, tha Stoltenberg.
Në të njëjtën intervistë, Jens Stoltenberg i referohet aktivitetit të gjerë të shërbimeve sekrete ruse në Europë:
“Ne kemi parë që shërbimet e inteligjencës ruse kanë operuar në vendet europiane për shumë vite. Gjithashtu vërejmë se janë bërë përpjekje për intensifikimin e aktiviteteve të tyre. Nga ana tjetër, sigurisht që edhe aleatët e NATO-s i ndjekin nga afër këto aktivitete” theksoi shefi I Aleances.
Pas intervistës së Sekretarit të Përgjithshëm, një zyrtar i lartë i NATO-s sqaroi se zyrtarisht përçarja mes NATO-s dhe Rusisë kishte ndodhur që në tetor 2021, disa muaj para pushtimit rus të Ukrainës, kur Rusia pezulloi misionin e saj diplomatik në NATO./euronews.al
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...