Manchester United dhe Liverpooli i kanë ndarë pikët në barazimin 2-2 në derbin e luajtur në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.
Ndeshja nisi fuqishëm, me dy skuadrat që kishin nga një rast të qind për qindt, por që nuk arritën t’i konkretizonin.
Liverpooli nuk gaboi më, duke kaluar në epërsi me golin e Luiz Diaz, që u asistua prej Darwin Nunez në minutën e 23-të.
‘The Reds’ pati edhe disa mundësi por pa arritur të shënoj, me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Në minutën e 50-të, Bruno Fernandez përfitoi nga një gabim në mbrojtjen mysafire, duke shënuar nga gjysma e fushës në portën e Kelleher, me portierin që kishte lëshuar vendin e tij.
Për të përmbysur shifrat u përkujdes Kobbie Mainoo në minutën e 67-të.
Mirëpo Liverpooli nuk u dorëzua dhe fitoi një penallti në minutën e 84-të, që në gol e konkretizoi Salah.
Pas javës së 32-të, Liverpooli ka rënë në vendin e dytë me 71 pikë, aq sa ka edhe Arsenali, ndërsa Manchester United është në të gjashtin me 49 sosh.
Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit
Murat Jashari: Nuk kam ambicie për President
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së fillon përgatitj...
Takimi Prattipati-Maqedonci, ambasada: Partneriteti në mbroj...
Qyteti i Sarajevës e angazhon një avokate në Milano për rast...
I kërcënoi me granatë dore policët, 1 muaj paraburgim të pan...