Policia e Kosovës ka arrestuar një 27 vjeçar në Ferizaj i cili po kërkohej për veprën penale ” Vrasje e mbetur në tentativë”
Sipas policisë ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj me dënim burgimi prej 18 muajve.
“Me datën 06.04.2024 rreth orës 22:00 policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar G.L ( M/K) i moshës 27 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ” Vrasje e mbetur në tentativë” me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër të tjera, policia ka falënderuar qytetarët për bahskëpunimin, ndërsa ka inkurajuar edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.
“Saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...