Një zonë malore është përfshirë nga zjarri sot në fshatin Gërlicë e Epërme, në lagjën “Prushaj”, në Kaçanik.
Zjarri ka ndodhur rreth orës 19:35.
Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me datën 06.04.2024 rreth orës 19:35 kemi pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë e Epërme , tek lagjja “Prushaj” në Kaçanik, një zonë malore është përfshirë nga zjarri”, tha Veseli.
Të gjitha njësitë janë në vendin e ngjarjes.
“Janë njoftuar brigada e zjarrfifkësve të Kaçanikut, të cilët menjehërë kanë dalê në vendin e ngjarjes në përpjekje për ta shuar zjarrin, ndêrsa edhe ekipe të policisë janë atje”, konfirmoi Veseli./Arbresh.info/
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...
Ferizaj pret hapjen e fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes
Dellova drejt transferimit tek gjiganti ukrainas
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...