Votimi në komitetin për liritë qytetare, drejtësinë dhe çështjet e brendshme është hapi i parë drejt marrjes së vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët posedojnë vetëm pasaporta të lëshuara nga organet serbe, shkruan RTK.
Raportuesi për vizat, eurodeputeti Matjazh Nemec, mëton që të gjitha procedurat e vendimmarrjes në Parlamentin Evropian të përfundojnë deri në fund të muajit prill, para shpërndarjes së përbërjes aktuale të parlamentit, meqë në qershor mbahet zgjedhjet evropiane.
Pas liberalizimit të vizave për Kosovën, qytetarët e vendit të cilët posedojnë vetëm pasaporta serbe, mbetën të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes në zonën Shengen.
Kjo është arsyeja përse në nëntor të vitit të kaluar Komisioni Evropian propozoi heqjen e vizave edhe për këtë kategori.
Konform këtij rekomandimi nisën procedurat. U emërua raportuesi për vizat, dhe tani dosja po kalon nëpër procedura të votimit në Parlamentin Evropian të cilat duket se do kompletohen deri në fund të këtij muaji.
Pas miratimit në Parlament, dosja kalon te ministrat e Bashkimit Evropian meqë për vendim për liberalizimin e vizave duhet pëlqimi dy institucioneve.
Vetëm pas përfundimit të procedurave te të dy institucionet, vendimi publikohet ne gazetë zyrtare së bashku me datën kur qytetarët e Kosovës që posedojnë vetëm pasaporta të Serbisë mund të gëzojnë lëvizjen e lirë.
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...