Takimi i Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit dhe Konferenca dedikuar Investimeve në Turizëm dhe Zhvillimit Ekonomik në Evropë do të zhvillohet në Shqipëri në datat 7-9 prill.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, u shpreh sot se “bashkë me stafin e Organizatës Botërore të Turizmit jemi në përgatitjet e fundit për organizimin e këtij takimi”.
Kumbaro u shpreh se ky është i pari organizim i këtij lloji në vendin tonë që iu besua nga kolegët evropianë ekipit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Sipas ministres “ky aktivitet do të sjellë autoritetet më të larta të turizmit ndërkombëtar në Tiranë, kryeqytet dhe kryeqendër e eventeve”./rtk
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...