Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se 3 prilli i vitit 1999 na ndau nga njerëz të dashur e luftëtarë të zotë të UÇK-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se atë ditë në Kralan të Gjakovës, forcat e Millosheviqit ekzekutuan vëllezër e motra shqiptarë të pafajshëm, shumica prej tyre të rinj në moshë e 11 prej tyre të mitur, shkruan Arbresh.info.
“Në po të njëjtën ditë, i vendosur të luftojë deri në vetëflijim që shqiptarët të jetojnë të lirë, ra heroikisht bashkëluftëtari Arton Mehmetaj, i treti dëshmor nga familja e nderuar Mehmetaj e Gllogjanit. Bashkë me të ra edhe bashkëluftëtari nga Kukësi, Halit Coka.”, u shpreh ai.
“Kujtojmë bashkëluftëtarët Visar Myftari, Fehmi Shala, Kujtim Qallakaj, Ilir Hoxha, Mustafë Çekaj e dhjetëra dëshmorë anekënd Kosovës.”, tha ai.
“Liria erdhi me çmimin e gjakut të tyre. Ta ruajmë e ta çmojmë, bashkë me kujtimin për të rënët.
Përgjithmonë në kujtesën tonë historike.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Kurti pas votimit: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve,...
Kurti voton në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve të dalin ...
Voton kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një fe...
Nën ndikimin e alkoolit, arrestohet e dyshuara për keqtrajti...
DnV: Procesi i votimit ka nisur kryesisht pa probleme