Kryeministri izraelit ka folur për vrasjne e 7 punonjësve të ndihmave humanitare në Gaza teksa po përpiqeshin të dërgonin ndihma për popullsinë, duke thënë se “kjo ndodh në kohë lufte”.
“Kjo ndodh në kohë lufte. Ne jemi në kontakt me qeveritë dhe do të bëjmë gjithçka për të siguruar që kjo të mos ndodhë më”, tha ai.
Viktimat besohet se janë nga Britania e Madhe, Australia, Polonia dhe Palestina, si dhe një shtetas i dyfishtë amerikano-kanadez.
Në një deklaratë të WCK tha se “Pavarësisht lëvizjeve koordinuese me ushtrinë izraelite, autokolona u godit ndërsa po dilte nga magazina Deir al-Balah, ku ekipi kishte shkarkuar më shumë se 100 ton ndihma ushqimore humanitare.”
Netanyahu e përshkroi atë si “një rast tragjik të forcave izraelite që godasin pa dashje njerëz të pafajshëm në Rripin e Gazës”.
Autoritetet në Gaza thonë se mbi 32,000 njerëz janë vrarë nga operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.
Ndërkohë Izraeli pretendon se ka vrarë më shumë se 9,000 luftëtarë që i përkasin Hamasit dhe grupeve të tjera./abcnews.al
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje