Mes lotësh dhe në prani të qindra pjesëmarrësve, i është dhënë lamtumira e fundit kontribueses së madhe të sportit, Shqipe Bajçinca Bajçinca, e cila ishte edhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimoik të Kosovës.
Bajçinca-Brestovci, u nda nga jeta të dielën pas një sëmundje të rëndë.
Ajo ishte edhe anëtare e bordit ekzekutiv të Federatës së Hendbollit e Kosovës, pedagoge në Fakultetin e Edikimit Fizik dhe Sportit.
Ndërsa gjatë karrierës së saj 24 vjeçare si sportiste, ajo ishte marrë edhe me karate, atletikë dhe hendboll.
“Në ceremoninë e varrimit të saj në Prishtinë, krahas familjarëve, e miqve të shumtë nga sporti, morën pjesë edhe anëtarët e BE të KOK-ut me në krye presidentin Ismet Krasniqi, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, drejtues të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, me dekanin Musa Selimi etj”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Në emër të KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, vendosi kurora lulesh, sikurse edhe institucione dhe klube sportive, ku ajo ka kontribouar më së shumti.
“Në nderim të veprës së saj, të mërkurën në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të UP “Hasan Prishtina”, tek Instituti i Historisë “Ali Hadri” në ora 11:00, do të mbahet mbledhje komemorative”, thuhet në njoftimin e KOK-ut./Arbresh.info
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...