Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, të afërmit, kolegët dhe komunitetin sportiv për ndarjen nga jeta të profesoreshës Shqipe Bajçinca – Brestovci.
“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të profesoreshës së Fakultetit të Edukatës Fizike të Universitetit të Prishtinës, Shqipe Bajçinca – Brestovci, e cila njëherësh ka bartur disa pozita në periudha të ndryshme, në organizata sportive brenda e jashtë Kosovës.”, u shpreh ajo.
Osmani tha se kontributi iShqipes në edukimin e brezave të rinj , por edhe në zhvillimin e sportit kosovar është i jashtëzakonshëm, ndaj do të kujtohet përherë si pjesë e kësaj historie.
“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe komunitetit sportiv.”, tha ajo.
“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.”, përfundoi Osmani./Arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...