Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit të sportit për vdekjen e profesoreshës, Shqipe Bajçinca – Brestovci.
Në telegramin e ngushëllimeve thuhet se komuniteti sportiv ka humbur një grua të fuqishme e cila ndër vite, në detyra dhe angazhime të ndryshme në institucione dhe organizata sportive ishte zëri i vajzave dhe grave në sport, shkruan Arbresh.info.
“Shqipja dha kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha angazhimet e saj, përfshirë këtu karrierën si sportiste, gjyqtare dhe delegate e hendbollit, angazhimin e saj si anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës, si dhe punën dhe kontributin e saj me studentë në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit”, ka thënë Çeku
“Do ta kujtojmë gjithmonë për angazhimin e punën e palodhshme për zhvillimin e sportit në Kosovë. Ngushëllimet të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit të sportit”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...