Besimtarët katolikë kanë kremtuar mbrëmjen e së premtes në sheshin “Nënë Tereza” ritin e shenjtë “Udha e Kryqit” në drejtimin e imzot Arjan Doda.
Fëmijë, gra, burra dhe njerëz të grupmoshave të ndryshme përkujtuan kalvarin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe kjo ditë njihet si e Premtja e Zezë.
Kjo ditë e shenjtë është kremtuar edhe në qytetin e Shkodrës tek Katedralja e qytetit, procesioni i cili është udhëhequr nga Arqipeshkvi i Shkodrës.
Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit./rtsh
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...