Një sherr mes 2 të rinjve ka përfunduar në përdorimin e thikës.
Për pasojë një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në fshatin Sherishtë. I plagosur ka mbetur E. A., 35 vjeç. Autori A. B., 30 vjeç është vënë në prangat e policisë.
Sherr mes vëllezërve në Pogradec, njëri përfundon në spital i plagosur me thikë
Sherr masiv me grushte e shkelma mes Partizanit dhe Vllaznisë, ekipet e mbyllin ndeshjen me nga 8 lojtarë
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
“Plagosi me mjet prerës (thikë), një 35-vjeçar, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe atyre të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 30-vjeçari.
Rreth orës 17:00, në fshatin Sherishtë, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Landfilli”, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. A., 35 vjeç.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit A. B., dhe shoqërimin e tij, në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shtetasi i dëmtuar E. A. ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /A2cnn/
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...