Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) njofton qytetarët me të drejtë vote se ka filluar periudha për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.
KQZ njofton se gjatë kësaj periudhe, e cila do të përfundojë më 3 prill 2024, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.
Në rast të refuzimit të aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, KQZ ka themeluar Komisionin për Kundërshtimin Administrativ, ku mund të parashtrohet kundërshtimi kundër njoftimit të KQZ-së. Kundërshtimi administrativ mund të dërgohet përmes e-mailit, në: [email protected]
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Kosovës – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj, pas regjistrimit, të votojnë përmes postës gjatë periudhës e cila fillon më 12 prill dhe përfundon më 20 prill 2024”, njofton KQZ-ja./Arbresh.info/
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...