Alenaca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas mbledhjes, Sela tha se Kuvendi në mënyrë unanime ka pranuar ofertën e Liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ai tha se ky front pas zgjedhjeve do ta çoj vendin në BE.
“Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët i tha po ofertës për tu bërë pjesë e Frontit Evropian, që Maqedoninë sa më shpejtë, me hapa sa më të sigurt, ta integroj dhe ta bëjë pjesë e BE-së. Ne jemi të gatshëm ashtu siç në të kaluarën por edhe në të ardhmen të marrim përsipër obligimet, mos i ikim përgjegjësisë, dhe ASH të jetë faktor ashtu siç ka qenë në të kaluarën”, tha Sela.
Sela nuk dha shumë detaje për ofertën të cilën e ka marrë nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, por shtoi se ASH ka ditur të jetë transparente, e hapur dhe serioze para qytetarëve.
“Unë e kam thënë edhe në një paraqitje tjetër. Oferta është që minimumi ASH të ketë grup parlamentar si rezultat i zgjedhjeve të cilat do të ndodhin”, tha Sela
Kreu i ASH-së deklaroi se nuk përjashtohet mundësia që koalicioni të vlejë edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale, por se për këtë nuk është biseduar për momentin./tvklan.mk
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia