Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim deputetin dhe zëdhënësin e Politikës së Mbrojtjes së Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, z. Florian Hahn, të shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, shkruan Arbresh.info.

Me këtë rast, Osmani shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit mik të Gjermanisë në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar vendi dhe populli ynë si dhe përkrahjen e madhe ne synimet tona drejtë integrimeve euroatlantike.
Më tej, ajo theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit me Gjermaninë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe qëndrimin unik kundrejt tendencave destabilizuese ndaj Kosovës, por edhe në rajon e më gjerë.

Sipas Presidentes, Kosova është fuqimisht e përkushtuar në rrugën e integrimit euroatlantik me synim të qartë për anëtarësim në BE dhe në NATO.
Ndërkaq në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës Presidentja Osmani theksoi se anëtarësimi është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe se kjo çështje ka të bëj me të drejtat dhe liritë e njeriut./Arbresh.info/

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...