Forca e Sigurisë së Kosovës ka kryer me sukses detyrën për largimin e mjeteve shpërthyese të mbetura nga lufta në fshatin Arllat nga Organizata HALO.
FSK njofton se është gjetur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie.

“Me të arritur në vendngjarje, ekipi i EOD-së ka marrë situatën nën kontroll duke siguruar banorët e lagjes dhe duke kryer evakuimin e tyre. Pastaj ekipi me profesionalizëm ka kryer punët mbrojtëse për të penguar efektet shpërthyese të mjetit të gjetur me qëllim të ruajtjes së jetës dhe pronës, dhe është kryer shpërthimi i kontrolluar i mjetit shpërthyes. Ky shpërthim është kryer në mënyrë të sigurt duke ruajtur edhe shtëpinë që ishte në distancë 15 m nga mjeti shpërthyes”, njofton FSK-ja.

Ekipet e EOD-së së Kompanisë së Deminimit të FSK-së janë ekipe të trajnuara, shumë profesionale që ndihmojnë në largimin e këtyre rreziqeve dhe ruajtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve të Republikës së Kosovës./Arbresh.info/

“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit