Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live në “Santiago Bernabeu” miqësoren e luksit mes Spanjës dhe Brazilit.
Një mision i dyfishtë për Sylvinhon, që krahas mbështetjes për Brazilin e tij, do të monitorojë nga afër edhe Spanjën, kundërshtarin e Shqipërisë në ndeshjet e grupeve të Europianit Gjermani 2024.
Natyrisht bëhet fjalë për një nga skuadrat favorite të Europianit, ndaj të cilëve do të jetë padyshim e vështirë, megjithatë Sylvinho do të provojë që nga tribuna, të evidentojë ndonjë dobësi të “Furia Roja-s” për ta shfrytëzuar më pas në Gjermani.
Në këtë mision Sylvinho shoqërohet edhe nga ndihmësit e tij Pablo Zaballeta e Doriva, teksa vlen të theksohet se Shqipëria do të përballet me Spanjën më 24 qershor në Dusseldorf, në ndeshjen e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve./ss
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët