Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim gazetarët nga Ukraina, të cilët janë të strehuar në Kosovë, si pasojë e luftës në vendin e tyre.
Ai shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim të veçantë me gazetarët ukrainas, për të cilët Kosova është bërë shtëpia e dytë e tyre.
Ministri theksoi se ndonëse larg atdheut të tyre, Ukrainës, gazetarët ukrainas përmes artikujve të tyre vazhdojnë të shpërfaqin dhe të mbrojnë të vërtetën e pamohueshme të invazionit të paprovokuar të Federatës Ruse mbi Ukrainën.
“Si një shtet që kemi kaluar luftën e kuptojmë dhimbjen që sjellë, por po ashtu jemi thellësisht të bindur që në fund do të fitojë e drejta, do të fitojë populli i Ukrainës. Fitorja e tyre është fitore e gjithsecilit që beson në vlerat e demokracisë, është fitore e secilit popull që ka sakrifikuar shumë për lirinë”, tha ndër të tjera ministri Maqedonci duke shtuar se Kosova do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Ukrainën brenda të gjitha kapaciteteve që ka”, shprehu ai.
Maqedonci konfirmoi se këtë javë do të niset pakoja e parë e mbështetjes ushtarake, ndërsa është duke u përgatitur pakoja e dytë, që përbëhet nga mijëra predha të mortajave./Arbresh.info/


Procesi në Hagë/ OVL UÇK-ja iu shkruan ambasadave mike në Ko...
Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas
Al-Khelaifi: Enrique është me të vërtetë trajneri më i mirë ...
Fitore Pacolli emëron drejtorin e Autoritetit Rajonal të Pel...
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...