Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në nderim të Dëshmorëve dhe Martirëve të lirisë, bashkë me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi kujtuan të rënët në Celinë, në Fortesë dhe në Brestoc.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se është absurde që sot në liri po gjykohen çlirimtarët ndërsa ende nuk është vendosur drejtësia mbi shumë masakra të kryera nga shteti fashist serb, në civilë të pambrojtur.
“Femijë, gra e pleq të pambrojtur u masakruan pa mëshirë para njëzetepesë vjetësh nga regjimi barbar i Millosheviqit. Sot, në nderim të Dëshmorëve dhe Martirëve të lirisë, bashkë me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, bashkëluftëtarë e kolegë, u bashkuam me familjet që i kujtuan me krenari më të dashurit e tyre; 75 të rënët në Celinë, 68 të rënët në Fortesë dhe 54 të rënët në Brestoc.”, ka shkruar Haradinaj.
“Është absurde që sot në liri po gjykohen çlirimtarët ndërsa ende nuk është vendosur drejtësia mbi shumë masakra të kryera nga shteti fashist serb, në civilë të pambrojtur. Sakrifica e tyre mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë historike!”, shtoi ai.
“Lavdi!”, përfundoi kreu i AAK-së./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...