Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e vdekjes së Triumf Feratit.
Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri me 11 fishekë dhe një gëzhojë.
“Lidhur me rastin pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri me 11-fishekë dhe një gëzhojë. Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
Djali i ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati dhe vëllai i kryetarit aktual, Ilir Feratit, u gjet i vdekur pranë varrit të babait të tij gjatë ditës së djeshme./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...