Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka shkruar për vdekjen e Triumf Feratit vëllaut të kryetarit të Istogut.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Ikja e tij e hershme është humbje jo vetëm për familjen tuaj, por dhe gjithë qytetin e Istogut e gjithë Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
E dashura zonja Drita,
Në momente si këto, njeriu ngrinë nga fjalët. Përballë dhimbjes së madhe e trishtimit të thellë, ato humbasin gjithë peshën. Sot, s’kam fjalë për të përshkruar dhimbjen për humbjen tonë e tuajën!
Triumf Fadil Ferati, na la. Iku herët.
Me të na iku dhe një mik, një aktivist e një njeri i jashtëzakonshëm. Pas vete na la veçse kujtimet, ato që të përmallojnë në plotni. Triumfi, apo Trimi siç e thërrisnim të gjithë, ishte një djalë i urtë e i dashur – ai gjithnjë rrezatonte përplot ngrohtësi. Tregonte kujdes e shprehte mbështetje ndaj secilit prej nesh! I kishte ngjarë të atit; bashkëshortit tuaj, asnjë habi.
Ikja e tij e hershme është humbje jo vetëm për familjen tuaj, por dhe gjithë qytetin e Istogut e gjithë Lidhjen Demokratike të Kosovës!
Në këto momente të rënda, unë e secili anëtar i Lidhjes, qëndrojmë afër me ju, me Besën e me Ilirin. Qenka e rëndë vizita në shtëpinë tuaj pa Trimin tonë mes jush. Zoti ju dhashtë forcë!
Pusho në paqe Triumf!/Arbresh.info/
Aksion kundër fajdes në Prizren, policia arreston një person
Lis Shoshi vazhdon edhe dy vite me Yllin
Arrestohen dy persona, nga pakujdesia ndezën zjarre ku u dog...
Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, raportohet se një pers...
Prishtina e Re e mposht Llapin në miqësore
Malisheva po mposhtet pas pjesës së parë nga Vikinguri