Komuna e Prishtinës u ka bërë qytetarëve që të kenë kujdes pasi sonte pritet të ketë vërshime të shpejta dhe erëra të forta gjatë natës.
Me anë të një postimi në Facebook, komuna thotë që qytetarët të kenë kujdes dhe të rrinë larg pemëve dhe objekteve e shtyllave elektrike, shkruan Arbresh.info.
“Të nderuar qytetarë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sonte do të kemi vërshime të shpejta dhe erëra të forta gjatë ditës. Andaj, ju lutemi të keni kujdes. Rrini larg pemëve dhe objekteve, shtyllave elektrike. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Arbresh.info/
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X