Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Menaxheri Regjional i Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), Nicolas Marquier sot nënshkruan Marrëveshjen për zhvillimin e Ankandin të parë të Erës në Kosovë.
Pas përmbylljes me sukses të procesit ofertues të ankandit të parë të diellit të Republikës së Kosovës, Ministria e Ekonomisë (ME) ka filluar përgatitjet për lansimin e ankandit të radhës, të parit ankand me energji të erës.
Rizvanolli potencoi se; marrëveshja e sotme dhe bashkëpunimi me IFC-në e USAID-in, janë veçanërisht të rëndësishme për arsye se, kërkesa ynë për energji elektrike përputhet shumë mirë me profilin e gjenerimit të kapaciteteve të erës dhe ndërtimi i kapaciteteve të tyre është shumë kompleks, andaj me përfundimin e këtij procesi me sukses ne si shtet dëshmojmë që tranzicionin energjetik e kemi të arritshëm, dhe që jemi partner serioz për zhvilluesit e projekteve e investitorëve që do të vijnë të investojnë këtu.
Ajo shtoi se, ME ka paraparë një komponentë të partneritetit publiko-privat (PPP), për herë të parë në projekte të tilla në rajon. Kjo na mundëson që të sigurohemi që si shtet kontribuojmë me investim në projekt, duke u siguruar që jo e tërë kosto e ndërtimit të kapaciteteve – dhe të tranzicionit energjetik – reflektohet ne tarifa të konsumatorëve fundorë në afat të mesëm.
“Jemi më se të vetëdijshëm që kemi shumë punë para. Mirëpo, me përkushtimin të cilin veç e kemi dëshmuar, me projektet që kemi filluar, e me parterët e dedikuar që kemi krah, këto punë nuk janë aspak sfida mirëpo mundësi për të përshpejtuar e përforcuar tranzicionin tonë të drejtë energjetik”, përfundoi Rizvanolli.
Tutje në komunikatën për media nga kjo ministri thuhet seMenaxheri Rajonal për Ballkanin Perëndimor i IFC-së, Nicolas Marquie tha se; IFC është e përkushtuar për ta çuar Kosovën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme duke mbështetur tranzicionin e saj drejt energjisë së rinovueshme dhe duke ndihmuar në arritjen e neutralitetit të karbonit. Përmes partneriteteve strategjike dhe iniciativave si projekti i erës 150 MW, ne synojmë të rrisim ndjeshëm kapacitetin e energjisë së rinovueshme të Kosovës, duke çuar përpara vizionin tonë të përbashkët për një ekonomi më të gjelbër dhe më qëndrueshme, shtoi Marquier, shkruan Arbresh.info
Objektivi i kësaj marrëveshjeje këshilluese është të mbështesë Ministrinë e Ekonomisë për të mobilizuar përvojën, njohuritë teknologjike dhe kapitalin e një investitori ose investitorëve të sektorit privat të përzgjedhur në mënyrë konkurruese nëpërmjet Partneritetit Publiko Privat (PPP), për projektimin, financimin, ndërtimin dhe funksionimin e centralit/eve rreth 150 MW i cili do të zbatohet i ndarë në dy LOT.
Qeveria e Kosovës synon të rrisë prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, të përmirësojë besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike duke rritur kapacitetin e instaluar gjenerues në vend dhe të stimulojë zhvillimin ekonomik duke promovuar investimet private përmes zbatimit privat duke financuar projektet e prodhimit të energjisë.
Marrëveshja ka për qëllim tërheqjen e investimeve të sektorit privat për projektet e prodhimit të erës, duke përfshirë projektimin, financimin, ndërtimin dhe funksionimin e centraleve të erës, si dhe promovimin e transaksioneve efektive, transparente dhe konkurruese dhe në përputhje me rrethanat.
Projektet që dalin nga kjo marrëveshje do të kenë për bazë identifikimin, menaxhimin dhe zbutjen e të gjitha rreziqeve mjedisore dhe sociale që lidhen me projektin, në këtë rast IFC si këshilltar i transakcionit, do ta këshillojë ME-në në mënyrë në përputhje me standardet e Performancës së IFC-së për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Sociale./Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...