Francesco Totti nuk është në anën e Paulo Dybalës kur vjen puna te rinovimi i kontratës së argjentinasit.
Legjenda e Romës theksoi se sulmuesi vuan problemet fizike dhe mungon në një numër të lartë ndeshjesh, ndërsa nga ana tjetër, ish-sulmuesi shtoi se nëse verdhekuqtë synojnë të fitojnë atëherë duhet të mbajnë me çdo kusht Romelu Lukakun.
“Dybala është një lojtar i shkëlqyer, por për rinovimin varet shumë nga planet që kanë drejtuesit e klubit. Nëse unë do të isha një prej drejtuesve atëherë do të mendohesha për një lojtar që gjatë sezonit luan 15 ndeshje.
Nëse kam për të arritur objektiva të rëndësishëm dhe lojtari kryesor luan vetëm një të tretën e ndeshjeve të sezonit, atëherë sigurisht që do të mendohesha gjatë. Lukaku? Nëse objektivi është për të fituar ndeshjet atëherë Lukakun do ta mbaja me çdo kusht”, u shpreh Totti./ss
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...