Ángel Di María ka rrëfyer, në një intervistë për “ESPN Argentina”, se ëndërron të kthehet në Rosario Central. Anësori i Benficas e filloi karrierën e tij pikërisht në këtë klub dhe në fund të kontratës së tij me Eagles interesi i madh i Rosarios për të rikthyer në “El Fideon” ka qenë publik.
“Jam i qetë te Benfica, doja shumë të kthehesha në klubin që më hapi dyert në Evropë. Nico është gjithashtu te Benfica, ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer dhe po kalojmë një vit spektakolar.
Gjithçka po shkon shumë mirë, skuadra po lufton për të gjithë titujt, familja ime ndihet mirë, por e kam ëndërr të rikthehem në Rosario. Po pres përfundimin e kontratës në Portugali për të vendosur se çfarë do të bëj.
Herë pas here, Miguel Ángel Russo (trajneri i Rosario Central) më dërgon mesazhe, flasim pak, kemi një marrëdhënie të mirë. Do të doja të kisha mundësi ta përfundoja karrierën time te Rosario”, tha Di María./ss
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...