Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve foli për mediat.
Ai theksoi se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike, e cila ka kapacitetin për ta çuar para Shqipërinë.
“Jemi në një proces shumë të rëndësishëm dhe të thellë për rienergjizimin e qelizave bazë të organizmit të PS, që janë organizata e PS në të gjithë territorin dhe për vazhdimin e hapjes së partisë për anëtarësime të reja. Kemi vendosur objektivin e 50 mijë anëtarëve të rinj, deri në Kongresin e qershorit dhe besoj se me çfarë kemi parë, është objektiv i arritshëm. Është e domosdoshme të fuqizojmë PS, sepse është e vetmja forca poetike në Shqipëri, që ka aftësi dhe alternativë qeverisëse dhe që ka përgjegjësinë reale, për ecurinë procesit të anëtarësimit. Objektivi strategjik është që Shqipëria 2030, të ngjitet në atë majë pa mundësi të kthimit mbrapa dhe kurora e kësaj maje është padiskutim gatishmëri për të qenë anëtare e BE.”, tha Rama./ abcnews.al
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një min...
DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste...
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun